Ndihma dhe mbështetja.
Për klientët e AZkont: si na gjeni, kur jemi në dispozicion dhe çka të keni gati kur na kontaktoni.
Kontakti
- Telefoni
- +383 49 600 830
- E-maili
- info@azkont.com
- Orari
- E hënë - e premte, 09:00-16:00 (CET), përveç festave zyrtare në Kosovë
Para se të telefononi
-
Kur na kontaktoni, keni gati
- Emrin dhe numrin e biznesit (NUI).
- Cila arkë ose pajisje ka problem.
- Çka po ndodh dhe kur filloi.
- Një foto të ekranit, nëse shfaqet mesazh.
-
Kur arka nuk punon fare
Vazhdoni shitjen me bllokun tatimor në letër dhe na telefononi. Kuponët e bllokut regjistrohen më vonë në AZkont, brenda afateve të ATK-së.
-
Kur bie interneti
Shitja vazhdon normalisht dhe kuponët dërgohen vetë kur lidhja kthehet. Lidhjen duhet ta riktheni brenda afatit ligjor; programi ju paralajmëron kur mungon gjatë.
-
Fjalëkalimi i harruar i biznesit
Rivendoset nga vetë biznesi, me kodin që dërgohet në adresën e e-mailit të biznesit.
-
Përditësimet
Vijnë përmes vetë programit. Ato që lidhen me pajtueshmërinë fiskale ose me sigurinë nuk janë opsionale, sepse certifikimi varet prej tyre.
-
Çka nuk mund të ndryshohet
Regjistrat fiskalë janë të pandryshueshëm me ligj, prandaj nuk mund t’i korrigjojmë as ne.
Detajet janë te Kushtet e përdorimit dhe te Privatësia.