Softueri i arkës për bizneset në Kosovë.
Shitja, kuponi fiskal te ATK, artikujt, stoku dhe raportet e ditës në një program. Punon në kompjuter dhe në tablet, edhe kur bie interneti.
I certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) si softuer elektronik fiskal ·
Shiko regjistrin e ATK-së (hapet në dritare të re)
Azkont Solutions L.L.C., Prizren · +383 49 600 830
Tatimpaguesi: Market Arbëria SH.P.K.
Emri i njësisë: Njësia 1
Numri i njësisë: 10452318
Adresa e njësisë: Rr. Nëna Terezë
Vendi: Prishtinë
NF-NUI: 811000000
Numri i TVSH-së: 330000000
Emri i punëtorit: Arta K. · ID e punëtorit: 4
Kupon fiskal
Totali për pagesë10.80€
Mënyra e pagesësKesh
TVSH E 18%0.32€
TVSH D 8%0.64€
Totali pa TVSH9.84€
Artikuj - 5
NUIKF: K7QX2MB9AR4TN1EH
Kupon fiskal ditor nr. 0148
e-kuponi
www.azkont.com
AZkont me pak fjalë
-
Kupon fiskal në çdo shitje
Kuponi nënshkruhet në arkë dhe dërgohet te ATK në çast, me kod QR për verifikim.
-
Shitja vazhdon pa internet
Kuponi printohet dhe ruhet në arkë, pastaj dërgohet vetë te ATK sapo të kthehet lidhja.
-
Windows, macOS, Android dhe iOS
I njëjti program dhe të njëjtat të dhëna në kompjuter dhe në tablet.
AZkont është softuer elektronik fiskal (SEF) i certifikuar nga ATK më 5 tetor 2026, zhvilluar nga Azkont Solutions L.L.C., Prizren, Kosovë. Për markete, minimarkete, farmaci, furra, dyqane dhe biznese shërbimi.
Një program për arkën, artikujt dhe raportet.
AZkont mbulon punën e përditshme të dyqanit: shitjen në banak, mbajtjen e artikujve dhe shifrat që u duhen pronarit dhe kontabilistit.
Në arkë
-
Shitja me barkod
Artikulli hyn me skaner, me kërkim ose me prekje. Sasia dhe zbritja ndryshohen direkt në shportë, dhe shitja mund të parkohet e të vazhdohet më vonë.
-
Pagesa, edhe e ndarë
Kesh, kartë bankare, celular, çek ose kupon. Një shitje paguhet me një ose disa mënyra, dhe pagesat me kartë ndahen sipas bankës.
-
Kthimet dhe anulimet
Kthimi bëhet nga kuponi origjinal, artikull për artikull, dhe raportohet te ATK me referencë në kuponin e parë.
Artikujt dhe stoku
-
Artikujt dhe kategoritë
Emri, barkodi, çmimi, norma e TVSH-së dhe njësia matëse për çdo artikull, të grupuar në kategori.
-
Importi nga Excel
Lista e artikujve hyn me një skedar. Kategoritë e reja krijohen vetë, dhe katalogu kalon nga një arkë te tjetra.
-
Stoku nga sistemi juaj
Stoku vjen nga ERP-ja juaj dhe shihet në arkë. Artikulli pa stok paralajmërohet dhe shitet vetëm me konfirmim.
Paneli dhe raportet
-
Paneli i shitjeve
Shitjet, mesatarja e porosisë, TVSH-ja e mbledhur dhe statusi i çdo kuponi te ATK, për çdo periudhë.
-
Ndërrimet dhe keshi
Çdo punëtor hyn me PIN-in e vet dhe zbritjet kërkojnë leje. Në mbyllje shihet kush shiti sa, keshi i numëruar dhe diferenca.
-
Raportet
Raporti ditor, i TVSH-së, sipas kategorisë, operatorit dhe orës. Printohen në A4 ose termik, ose ruhen si PDF dhe Excel.
Ndërtuar për ritmin e banakut.
Butonat janë të mëdhenj për prekje, arkëtari i shpejtë punon me tastierë dhe skaner, dhe pamja kalon nga e çelët në të errët sipas dritës së dyqanit.
- Ekrani i klientit
- Klienti sheh artikujt dhe totalin në një ekran të dytë.
- PIN dhe role
- Arkëtar, menaxher dhe administrator, secili me të drejtat e veta.
- Tastet F1-F12
- Kërko, paguaj, mbaj shitjen ose kyç arkën me një tast, pa maus.
Për dyqanin tuaj, çfarëdo që shitni.
Instalim dhe trajnim në vend, për çdo lloj biznesi.
-
Market dhe minimarket
Shitje me barkod, radhë më e shkurtër dhe stok i saktë.
-
Farmaci
Norma të ndryshme të TVSH-së dhe ekran për klientin.
-
Furrë dhe pastiçeri
Taste të shpejta për artikujt pa barkod.
-
Biznese shërbimi
Kupon fiskal për shërbime, me njësinë matëse të secilit shërbim.
Nga arka fiskale te softueri fiskal.
Nëse sot lëshoni kuponë me pajisje elektronike fiskale (PEF), mund të kaloni në AZkont pa e ndalur shitjen. Kërkesën te ATK e bëni ju; instalimin dhe trajnimin i bëjmë ne.
-
Kërkesa për fiskalizim në EDI
Kush e bën: Ju
Ju ose kontabilisti juaj bëni «Kërkesë për Fiskalizim» në sistemin EDI të ATK-së dhe merrni kodin unik të fiskalizimit. Pa këtë kod, softueri elektronik fiskal nuk mund të përdoret.
-
Instalimi në dyqan
Kush e bën: Ne
Vijmë në dyqan, e instalojmë AZkont në kompjuter ose në tablet, lidhim printerin dhe skanerin, dhe e aktivizojmë arkën me të dhënat tuaja fiskale.
-
Shitja e parë
Kush e bën: Bashkë
Bëjmë një shitje të vërtetë dhe kontrollojmë që kuponi të dalë i fiskalizuar te ATK.
-
Trajnimi i personelit
Kush e bën: Ne
Personeli mëson shitjen, kthimet dhe mbylljen e ndërrimit. Listën e artikujve mund ta sillni nga Excel.
Për kontabilistët.
Shitjet e fiskalizuara dhe ndryshimet e artikujve dërgohen në shërbimin qendror të AZkont ose drejtpërdrejt në ERP-në që përdor zyra juaj. Shifrat që merr kontabilisti janë të njëjtat që ka ATK, kupon për kupon.
- Periudha
- 06/10/2026
- Numrat e kuponëve
- 14675-14821
- Kuponë
- 147
- Totali me TVSH
- 1,284.60 €
- Kthimet dhe anulimet
- -12.40 €
| Norma | Baza | TVSH |
|---|---|---|
| E · 18% | 412.20 | 74.20 |
| D · 8% | 730.37 | 58.43 |
| A · liruar | 9.40 | 0.00 |
| Totali | 1,151.97 | 132.63 |
- Kesh
- 742.10 €
- Kartë bankare
- 518.30 €
- Celular
- 24.20 €
- Arta K.
- 812.40 €
- Blerim H.
- 472.20 €
-
TVSH sipas normës
TVSH-ja ndahet sipas normës, 18%, 8% dhe 0%, në çdo kupon dhe në çdo raport. Artikujt e liruar mbahen veç.
-
Ditari i kuponëve
Numri rendor, data, NUIKF-ja dhe statusi te ATK, për çdo periudhë.
-
Eksporte për çdo interval
Raportet eksportohen në Excel dhe PDF. Evidenca e auditimit edhe në CSV dhe JSON.
Shiheni AZkont në dyqanin tuaj.
Na tregoni çka shitni dhe sa arka keni. Vijmë, e instalojmë programin, bëjmë një shitje të vërtetë dhe e trajnojmë personelin.
- Telefoni
- +383 49 600 830
- E-maili
- info@azkont.com
- Orari
- E hënë - e premte, 09:00-16:00 (CET), përveç festave zyrtare në Kosovë
- Selia
- Azkont Solutions L.L.C.
Rr. Viliam Vokeri 41, Prizren - Certifikimi
- Regjistri i ATK-së (hapet në dritare të re)